Ahmetajt nuk i dalin llogaritë, i kthehet vitit 2013, si justifikim

Premte, 04 Janar 2019 12:33

Ministri i Financave në detyrë Arben Ahmetaj në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë sot një bilanc të vitit 2018. Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se viti 2013, kohë kur e majta erdhi në pushtet, ishte “lugina e erret” e ekonomisë. Me sa duket Ahmetajt nuk i dalin llogarite,. pasi buxheti i shtetit shkoi per "rrush e kumbulla" dhe tani kerkon alibi nga 2013. Por Ahmetaj, kerrkon te dale i lare nga katrahura e financave, kur thote se "tashmë vendi ynë ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon".

“Rritja ekonomike, shifrat nuk i sfidoni dot. Papunësia ne nivelin me te ulet historik, 12.2%”. Kemi shumë për të bërë, ka shumë punë për të luftuar varfërinë. Por e kemi lënë pas vitin 2013. Konsumi qytetar ka ardhur duke u rritur”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se qeveria ‘Rama2’ nuk krijoi borxh të ri. “Qeveria ‘Rama 2’ nuk krijoi borxh të ri, por lehtësoi qytetarët nga borxhi. Unë jam krenar edhe për këtë shifër, që është reformë”, pohoi ai.

 

Login to post comments