Këlliçi: Piktori Rama dhe mësuesi i anglishtes po planifikojnë vjedhje nga fondi i tërmetit

Hënë, 27 Janar 2020 11:17

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në RTV Ora akuzoi qeverinë Rama se po planifikon një vjedhje galopante me fondet për projektin e rindërtimit pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Këlliçi: Sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Dua të të jap një të dhënë. Edi Rama ka deklaruar se dëmi total i shkatërrimit shkon në shifrën 1 miliard euro. Ka deklaruar qeveria se janë dëmtuar dhe shkatërruar plotësisht jo më shumë se 10 mijë shtëpi në gjithë Shqipërinë.Po të pjestojmë 1 miliard euro për 10 mijë shtëpi i bie 100 mijë euro për shtëpi.Bazuar në të gjitha të dhënat zyrtare dhe të INSTAT për sa i përket kostos për ndërtimin për metër katrorë është jo më shumë se 28-32 mijë lekë të reja për metër katrorë.Kjo është një vjedhje galopante për ndërtimin, kjo është një vjedhje galopante që po bëhet duke shfrytëzuar një fatkeqësi natyrore. Kemi në krye një piktor si Edi Rama me një mësues anglishteje kryehajdut dhe njeriu më i korruptuar që ka parë kjo qeverisje që rikthehet si Ministër Rindërtimi, të cilët do të vjedhin dhe shtinë duart në fondet që janë dhënë për bamirësi për të prekurit nga tërmeti. Edi Rama bën mirë që të shkojë pranë banorëve dhe ti alokojë këto fonde për personat që realisht kanë humbur shtëpitë dhe janë në nevojë.

Këlliçi denoncoi gjithashtu edhe fushatën e arrestimeve të ish-kryekomunarëve të PD-së. Është absurde kjo qasje, tha ai, pasi ata që do të duhet të jenë në pranga janë kryebashkiakët socialistë të Durrësit dhe Krujës ku humbën jetën dhjetëra persona.

Këlliçi: Të mos arrestojë ish-kryetarë komunash të njësive të PD që nuk kanë asnjë lidhje me zonat e tërmetit dhe nuk ka humbur askush jetën në ato zona por të arrestojë në mënyrë imediate Vangjush Dakon, arkitektin që ka shkaktuar një masakër në qytetin e Durrësit dhe ku humbën jetën dhjetëra persona nga tërmeti dhe Artur Bushin e Krujës ku kanë humbur jetën dhjetëra persona në pallatet e Thumanës. Askush nuk mban përgjegjësi në njësitë vendore ku kanë humbur jetën qytetarë, por arrestohen ish-drejtues komunash njësish vendore që kanë qenë drejtues të PD. Ky është një absurd që askush nuk di ta shpjegojë. Vetëm një mendje autokrate si ajo e Edi Ramës mund të jetë kaq malinje për të shkuar në këtë drejtim.

Login to post comments