Për të tretën herë radhazi naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë.
Mosmarrëveshjet për shitjen e naftës bruto si lëndë e parë për Uzinën e Ballshit kanë çuar në pezullimin e punës. Janë me shumë se 1000 punonjës që po protestojnë.
Prodhuesi më i madh në vend Bankers Petrolium nuk pranon t’ia shesë kompanisë Tosk Energy që administron Uzinën e vetme të përpunimit të naftës në vend.
Ndërkohë Bankers e eksporton naftën bruto jashtë vendit. Pak ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar që kjo kompani të zbatojë kontratën për furnizim me naftë të rafinerisë së Ballshit.