Parashikimi i motit 14 Janar

Hënë, 14 Janar 2019 08:55

Pjesa e parë e ditës do të mbetet me kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore më të dendura përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit, me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -5°C zonat malore deri në 12°C në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Login to post comments