Kryeministri Edi Rama ditën e sotme dëboi nga dëgjesa te Qyteti Studenti një studente.
Ajo quhet Klodjana Agaj dhe tentoi t’i bëne një pyetje Ramës teksa ky i fundit e cilësoi mungesë etike ndërprerjen e fjalës dhe i kërkoi vazhdimisht në formë urdhërore të dilte jashtë.
Ndërkaq, një mik i saj, gjithashtu student e aktivist i njohur, Kristjan Zoto publikon një foto me Klodjanën nga autobusi urban dhe thotë se po kthehen në shtëpi, duke ironizuar konviktet 3 D të kryeminmistrit.
“Pasi Rama e nxorri jashtë se nuk i pëlqente kundërshtimi në demokraci, po kthehemi për në shtëpi, është më ngrohtë se në konviktet 3D .
Të hënën do kthehemi prapë, prandaj "Rama anuloje at' ligj!", shkruan Zoto si paralajmërim për shefin e qeverisë.