Mediat kanadezi i kanë kushtuar një rëndësi të madhe, investigimit të bërë nga William F. Marshall, lidhur me ndikimin e madh që ka Soros në vendin tonë.
Disa prej mediave në këtë vend ka publikuar videon e plotë, duke vënë kështu edhe një herë rëndësinë dhe impakin që ka pasur ky investigim.
Në këtë investigim, thuhej se departamenti Amerikan i Shtetit ka financuar axhendën e majtë radikale të George Soros me qindra miliona dollarë për Fondacionet për Shoqëri të Hapur (OSF) kudo në botë, siç mësohet nga detaje të zbuluara nga Judicial Ëatch.
Investiguesi William F. Marshall, shprehet se është një superskandal i DASH në bashkëpunim me SOROS.
Judicial Watch po heton brenda DASH se si paratë e taksapaguesve amerikanë nëpërmjet ambasadave të ndryshme të Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në fondet e Soros, në ato të ashtuquajtura “Shoqëri e Hapur”.
Marshall thotë se rastet më ekstreme janë Rumania, Shqipëria dhe Maqedonia, por hetimi është shtrirë dhe në Poloni.
“E gjithë kjo është bërë që të financohen axhendën e ekstremistëve të majtë, të të majtëve socialistë, të axhendave radikale të tyre.”, thotë ai.
Po ashtu, organizata “Judicial Watch” zbuluoi të gjitha anët e errëta të Ramës dhe të mbajtjes së pushtetit të tij në Shqipëri.
Ka qenë investiguesi William Marshall, i cili ka zbuluar edhe makinacionet që janë bërë nga Edi Rama për të kapur drejtësinë shqiptare.
Jo më kot, në fakt, ekspertët e Reformës në Drejtësi, kanë qenë të financuar nga Open Society Foundations, e cila është degëzim i organizatës që drejtohet nga George Soros.
William Marshall thotë se investigimi në fjalë, nuk do të mbetet këto, por do të shtrihet edhe më tej.
“Qëllimi i Reformës në Drejtësi, nuk ka qenë korrupsioni, por zhdukja e gjyqtarëve të vërtetë dhe me prirje konservatorë, për t’i zëvendësuar më pas më gjyqtarë radikalë të majtë.”, shprehet ai.
Ëilliam Marshall ka zbuluar se paratë e taksapaguesve amerikanë, duke u kanalizuar përmes Open Society Foundations, e cila më pas i shpërndante në OJQ, degëzime të saj, shkonin pikërisht për të kapur reformën në drejtësi nga Edi Rama, ku pas tij fshihet George Soros.
“Andi Dobrushi, drejtuesi i Open Society Foundations, takonte herë pas here ambasadorin Donald Lu, i cili i jepte indikacione, të cilat shkonin në Departamentin e Shtetit, për mbështetjen e kësaj reforme. Gjyqtarët radikalë të majtë do të vendoseshin aty për të mbrojtur korrupsionin galopont që kishte Shqipëria, nën regjimin e Edi Ramës.”, thotë William Marshall.
/55News.al/