Cutillo: Admiroj protestën e studentëve,

Premte, 01 February 2019 08:09

Ambasadori italian në vendin tonë, Aberto Cutillo në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” mbrëmjen e së enjtes deklaroi mbështetjen e tij për protestën e studentëve shqiptarë. Madje ai u shpreh se e ka ndjekur me admirim protestën dhe vlerësoi studenët për kurajën. Ambasadori dha mesazhin se politika duhet ti dëgjojë studentët dhe profesorët që iu bashkuan protestës. “Eshtë e rëndësishme që të gjithë të bëhen bashkë për të zgjidhur problemet e universitetit shqiptar”, theksoi Cutillo.

Pjesë nga intervista

Z.Amabasador, studentët kanë zënë faqet e para të shtypit ose lajmet e para të edicioneve informative në Shqipëri dhe jashtë saj, e keni ndjekur grevën e studentëve?

-Po. E kam ndjekur me interes të madh dhe më lejoni ta them me admirim për kurajën që kanë treguar këta studentë. Mendoj se kanë shprehur ndjenja të forta me vendosmëri për muaj të tërë.

Na kanë dhënë një mësim të mirë të gjithëve, edhe politikanëve në veçanti.

-Mendoj se po. Shpresoj që politika t’i dëgjojë sepse mesazhi që ata përcjellin ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe është në interesin e të gjithëve. Madje edhe profesorët po i bashkohen protestës. Pra, me sa duket, nuk është opinioni vetëm i studentëve, por është e rëndësishme që të gjithë të bëhen bashkë për të zgjidhur problemet e universitetit shqiptar.

Cutillo flet dhe për studentët shqiptarë që studiojnë në Itali

Z. Amdasador, Shqipëria ka një lidhje të fortë me Italinë, ndërkohë që nuk e ka me vendet e tjera. Sa studentë shqiptarë studiojnë në Itali në këtë vit shkollor?

-Janë shumë, janë komuniteti i huaj më i madh në numër, janë thuajse…

Zë vendin e parë nga komunitetet e huaja në Itali?

-Po. Konkuron me Kinën, kjo për të ilustruar sa të shumtë janë. Një vend që….

Nuk e konkurrojmë dot kurrë Kinën.

-Janë afërsisht 10 mijë, por duhet të përmendim faktin që pjesa më e madhe jetojnë në Itali. Janë rezidentë atje.
Eshtë e vështirë të dallosh sa janë, por mund të them se vitin e kaluar nga Tirana dhe Vlora kemi dhënë një mijë viza studimi.
Nëse këtë e shumëzojmë për tre apo katër vjet pasi është kohëzgjatja mesatare e studimeve, janë 3 ose 4 mijë.

Janë 4 ose 5 mijë studentë që shkojnë nga Shqipëria?

-Po, janë studentë shqiptarë që studiojnë në Itali. E bëjnë pasi ne kemi edhe një sistem me të cilin mbështetim studentët që kanë të ardhura familjare të pamjaftueshme dhe kjo aplikohet për të gjithë studentët, qofshin këta italianë, shqiptarë apo të nënshtetësive të tjera, dhe besoj se edhe statistikat e kanë të vështirë ta përcaktojnë. Thuajse 80 përqind e këtyre studentëve përfitojnë bursa studimi.

Login to post comments