Debati për Reformën në Drejtësi, reagon ambasadori italian: Çuarja e saj përpara, kusht i rëndësishëm për integrimin

Premte, 22 May 2020 15:38

Edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, reagon për Reformën në Drejtësi.

Në një mesazh të publikuar nga ambasada italiane në “Facebook”, ambasadori Bucci thekson se është pozitiv fakti që çështja e Reformës në Drejtësi vijon të jetë në qendër të debatit politik.

“Përsa i përket reformës në drejtësi: pozitiv fakti që çështja vijon të jetë në qendër të debatit politik! Çuarja përpara e reformave mbetet një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Ofrojmë mbështetjen maksimale, jemi pranë popullit dhe Autoriteteve shqiptare në këtë rrugëtim. Prioritet i përbashkët!”

Login to post comments