Banorët e Rrogozhinës dhe të zonave përreth i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe kanë dalë në protestë duke bllokuar autostradën Kavajë-Lushnjë.
Qytetarët kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës.
Ata deklarojnë se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit, largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektivën në Shqipëri.
“Ne protestojmë për studentët, për punën e naftës sepse është shtrenjtë. Kanalet vaditëse që nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë”- tha një protestues.
Kryeministri Edi Rama është detyruar të devijojë rrugë ditën e sotme ndërsa ishte nisur për të shkuar në Lushnje.
Eskorta e kryeministrit është detyruar të devijojë rrugë, për shkak të protestës së banorëve të Rrogozhinës, të cilët kanë bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje.