“Protestuesit rrugaçë”, gazetarja zë “mat” Ballën me një foto

Saturday, 16 February 2019 20:15

Deputeti socialist Taulant Balla, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, dënoi “dhunën” e protestuesve të cilët i konsideroi “rrugaçë”.

Mirëpo gazetarja Tufa si kundërpërgjigje i tregoi një foto të vetë Ballës duke u përleshur me policinë kur PS ishte n♪7 opozitë. Balla justifikoi sjelljen e tij, duke u shprehur se policia ishte në shkelje pasi nuk lejoi deputetët të ndjekin nga afër mbledhjet e KQZ-së.

“Ligji për statusin e deputetit lejon deputetin për të hyrë në çdo institucion”, tha Balla.

Më tej deputeti socialist u shpreh se policia po kryen verifikimet për personat që kanë ushtruar dhunë sot përpara kryeministrisë dhe se ndaj tyre do merren masa.

“Prokuroria e Tiranës duhet të ketë filluar hetimet pasi ka pasur dëmtim të pronës publike, që solli reagimet e gjithë ndërkombëtarëve. Ajo që kam thënë është shumë e qartë, masat ndëshkimore penale i përcakton Kodi Penal”,- tha ai.

Login to post comments