Skandal/ Eksponenti i PD-së dhunohet nga policia gjatë shoqërimit për protestën

Saturday, 16 February 2019 20:25

Në orët e mbrëmjes, dhjetëra persona në Tiranë dhe rrethe janë shoqëruar nga policia për aktet e dhunshme në protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë.

Uniformat blu mësohet se kanë ushtruar dhunë dhe kontrolle në banesa pasi grupi i ekspertëve të hetimit ka vëzhduar pamjet filmike të realizuara në protestë.

Mes të shoqëruarve është dhe ish-drejtori i policisë bashkiake në kohën e Bashës si Kryebashkiak i Tiranës, Florenc Hoxha. Në video duket edhe dhuna e ushtruar mbi të kur Hoxha futet në makinën e policisë.

Mësohet se Florenc Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.

Login to post comments