VIDEO/ 25 të arrestuar pas protestës, deputetët e PD përplasen me policinë

Saturday, 16 February 2019 21:35

Janë rreth 25 qytetarë që janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme, pas protestës tek kryeministria.

Qytetarët janë shoqëruar nga policia, në lidhje me shkatërrimin e ‘diskos’ dhe kërpudhës së Edi Ramës.

Pas shoqërimeve nga policia, deputetë të PD-së kanë shkuar në ambientet e policisë së kryeqytetit.


Deputetët Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe sekretari për çështjet zgjedhore, juristi Ivi Kaso kanë shkuar në ambientet e Policisë së Tiranës.

Modifikuar më Saturday, 16 February 2019 22:43

Video

Login to post comments