“Ndihmë, babi po rreh mamin” Policia thyen derën dhe gjen shqiptaren të sakatuar në fytyrë

Hënë, 18 February 2019 09:48

Pa me sytë e veta sesi babai i tij po masakronte në grushte të ëmën dhe në një tentativë të dëshpërruar ka dalë në ballkon dhe ka bërtitur këto fjalë... “ndihmë, babi po rreh mamin”.

Fatmirësisht fjalët e vogëlushit shqiptar janë dëgjuar nga fqinjët të cilët kanë lajmëruar policinë. Policia ka ardhur pak minuta më vonë në vendngjarje dhe ka gjetur një derë të mbyllur që nuk hapej pavarësisht thirrjeve. Me të parë situatën, efektivët e policisë greke kanë shembur derën dhe aty kanë gjetur gruan shqiptare me fytyrë të masakruar dhe plagë të rënda.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi në një familje shqiptare në zonën e Tripolit në Greqi. Media greke e ka raportuar këtë të hënë ngjarjen e rëndë, teksa shton se gruaja, e re në moshë, është dërguar menjëherë në spital për të kuruar plagët e rënda që kish marrë nga goditjen e vazhdueshme të të shoqit, shqiptar i moshës 35 vjeçare. 

 

Media nuk bën të ditura identitetet e familjes shqiptare. Policia ndërkohë vuri në pranga menjëherë të riun i cili do të përballet me akuza të rënda.

Login to post comments