Media italiane/ Kaos në Shqipëri, kur politika zgjedh sheshin

Premte, 22 February 2019 13:52

Shqipëria e trazuara e përhershme dhe sheshi midis politikës e keqbërjes/ Sintezë e agjencive të shtypit

ANSA-U mbyll pa incidente protesta e sotme në Tiranë e organizuar nga opozita shqiptare e udhëhequr nga Lulzim Basha. Pasi manifestuan para parlamentit, Basha bashkë me deputetët dhe liderët e opozitës, të ndjekur nga një turmë përkrahësish, dorëzuan mandatet në zyrat e parlamentit dhe pastaj u grumbulluan në selinë e Partisë Demokratike, grupimi kryesor i qendrës së djathtë.

BE dënon tipin e protestës

ANSA-BRUKSESL-BE dënon. ‘Denoncojmë me forcë çdo lloj retorike nga ana e liderëve politikë që kërkojnë dhunë’, si dhe ‘vendimi i opozitës për të dorëzuar mandate pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri’, shkruajnë në një komunikatë të përbashkët Përfaqësuesje e Lartë Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. ‘Parlamenti është vendi ku duhen diskutuar e çuar përpara reformat’ dhe jo një vend ‘bojkotimi’.

Rikthimi në shesh i opozitës, vjedhje votash, korrupsion e frikë ekonomike

Politika shqiptare ka vesin të grindet gjithmonë, me të djathtën e të majtën që alternohen në pushtet, gjë e mirë, përveç akuzave të kryqëzuara për abuzime e korrupsion që përsëriten gjithmonë. E kur politika nuk ka më argumente dialektikë, atëherë dilet në shesh dhe kërkohet lëvizja fituese, që nuk është parë thuajse kurrë. Dinakëri simbolike data, sepse më 20 shkurt 1991, në sheshin Skënderbej në Tiranë u rrëzua statuja e diktatorit Enver Hoxha. Fundi simbolik i atij komunizmi, që nuk është qeveria parlamentare socialiste dhe e moderuar e Edi Ramës sot në pushtet. Dhe këtë herë për t’i thënë mjaft qendrës së djathtë të zemëruar ishin madje edhe BE dhe SHBA, tutorët e vërtetë strategjikë të Shqipërisë.

Sulmi kundër kryeministrisë

Tentativa për të sulmuar kryeministrinë më 16 shkurt solli arrestime dhe dorëheqje. Gjykata e Tiranës konfirmoi arrestin me burg për gjashtë nga 19 protestuesit e ndaluar. Përfundoi me dhunë korteu i organizuar nga opozita, në krye partia e themeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha, që kërkonte qeveri tranzitore për zgjedhje të parakohshme në qershor, bashkë me ato lokale. Veçanërisht e kritikuar dhe ende për t’u parë realisht zgjedhja e liderit Basha për dorëzimin e mandateve të të gjithë deputetëve opozitarë. Numrat janë në favor të qeverisë, sipas teknikëve, 78 vende nga 140 që formojnë Kuvendin.

Akuzat: vjedhje votash, korrupsion e mafia

Shqipëria përkufizohet nga Transparency International si vendi më i korruptuar i gjithë rajonit të Ballkanit. Dikush e ka pagëzuar ‘Kanabistan’, sepse prodhimi i marijuanës rezulton pjesë e rëndësishme e ekonomisë gri kombëtare. Jo vetëm marijuana, por edhe kokaina që mvjen nga Amerika e Jugut dhe heroina nga Lindja e Mesme. Një ish-ministër i brendshëm (Xhafaj) u dorëhoq pas një skandali gjyqësor në Itali pikërisht për trafiqet e drogës. Industria kriminale e kanabisit shpesh është amortizator social, por pushteti i klaneve tashmë është thuajse një pushtet alternativ. ‘Rritet preokupimi për varfërinë’, shkruan Tiziana Colluto në Il Fatto.

Dëshirë për arrati, po ku?

‘60 për qind e shqiptarë shprehen të gatshëm të ikin nga vendi dhe, në dhjetorin e kaluar, 44% e moshës 18- 45 vjeç ka pohuar se ka aplikuar për emigracion’, informon Qendra Shqiptare për Qeverisja Mjedisore. Perceptimi i përhapur është që gjendja ekonomike është përkeqësuar krahasuar me 2017. Pasiguria e korrupsioni. ‘Është i vajosur mirë, prej shumë kohësh, sistemi i korrupsionit’, vazhdon Tiziana Collutto. Të dhënat e FMN të përpunuara nga ambasada italiane konfirmojnë se papunësia është rritur më 2018, duke shkuar në 12% nga 8% e vitit të mëparshëm dhe është pranë 13.5% të vitit 2013. E megjithatë, perspektiva makroekonomike mbetet pozitive, ndonëse Banka Botërore dhe FMN i kanë ulur parashikimet e tyre mbi taksat e rritjes, pak më poshtë se 4%, çka në Italinë tonë do të ishte ëndërr.

Marrë nga Remocontro.it-Përgatiti: SYRI.net

Login to post comments