Aktivistja e shoqërisë civile Alminda Mema, njëkohësisht një prej eksperteve më të mira për mjedisin gjithashtu drejtuese e qendrës Aarhus ka reaguar pas aksionit që ka nisur edhe në Shkodër për pastrimin e brigjeve nga drejtues institucionesh bashkë me shkolla dhe ushtrinë.
Mema thotë se nuk pastrohet Shqipëria me aksione një ditore.
Ajo që është emergjente sipas Memës ka të bëjë me nevojën urgjente për të siguruar menaxhimin e duhur të mbetjeve të cilat vetëm sa vijnë e shtohen.
Ja statusi i plotë i saj:
Nje gje te mire me duket se e kane keto nismat qeveritare “Ta pastrojme e ta gjelberojme Shqiperine” sepse te pakten pushtetaret (lokale e qendrore) te cilet duhet te bejne marketing e reklame te punes se tyre ne rrjete sociale, detyrohen qe ndonje dite ne vit te lejne vendet e tyre te komfortit ku jetojne e te zbresin ne terren per te pare zullumin qe e ka mbuluar kete vend ne cdo skaj te tij.
Ore NUK PASTROHET SHQIPERIA ME AKSIONE 1 DITORE pastrimi as NUK GJELBEROHET SHQIPERIA me mbjellje filizash (ku me e marr me qene peme te rritura) as NUK NDERGJEGJESOHET KY POPULL se po grumbullohen ca mbeturina apo hapen ca gropa per filizat! Uroj te pakten qe nga keto veprimtari keta pushtetare te vetendergjegjesohen per nevojen reale e urgjente per te siguruar menaxhim te duhur te mbetjeve urbane si ne grumbullim ashtu dhe ne asgjesim, per te aplikuar politikat e edukimit komunitar ne menyre permanente, per te nxitur reduktimin e prodhimit te mbetjeve, te riciklimit dhe riperdorimit te tyre, per te shtuar kontrollet e per te zbatuar sanksionet per ndotesit e vandalistat mjedisore!