Ministri i Brendshëm ishte sot në një nga zonat më të nxehta kriminale, në Elbasan. Ai mbajti një forum me qytetarët për sigurinë publike. Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm tha se në Elbasan janë identifikuar 2-3 grupe kriminale, të cilëve “shteti du ua nxijë jetën”. Por sa i sinqertë mund të jetë ky mesazh i Xhafajt, kur ai jepet në krah të kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Mediat e kanë akuzuar Sejdinin se ka lidhje me bandat kriminale, dhe shfaqja e Xhafës përkrah tij duket se është edhe për të hedhur poshtë këto akuza.
Që të njohim më mirë Qazim Sejdinin dhe akuzat e lidhjeve të tij të ngushta me krimin, ju ftojmë të lexoni këtë shkim të botuar në mediat shqiptare.
Krimi në Elbasan/ Fijet që çojnë tek Qazim Sejdini
Ngjarjet skandaloze të Elbasanit dhe përplasja e bandave me policinë kanë nxjerrë edhe njëherë në skenë, emrin e kryebashkiakut historik të këtij qyteti, Qazim Sejdinit. Në fakt janë kundërshtarët e tij politikë, krerët e lartë të PD, që kanë përmendur dhëndërin e tij Sokol Sanxhaktari, si pjesë e bandës kriminale që u ndesh me uniformat blu, mbrëmjen e 13 shtatorit. Por në fakt nuk është vetëm PD-ja që, ajo që e përafron kryebashkiakun e Elbasanit dhe rrethin e tij të ngushtë me ngjarjet kriminale. Dy ditë më parë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut doli një shkresë ekskluzive ku prokuroria kërkonte vënien në përgjim të Sanxhaktarit si një element shumë i rrezikshëm dhe nga ana tjetër ishte policia e shtetit ajo që e rrefuzonte këtë masë. Po ashtu përpara zgjedhjeve të qershorit, një gazetar tjetër, këtë herë specialist i kronikës së zezë, Artan Hoxha, publikoi lajmin se që prej nëntorit të vitit 2016 Qazim Sejsini ruhej me një eskortë të fortë policor,e si në zyrë po ashtu edhe në shtëpi. Me një intervistë pa shumë zhurmë në gazeta Tema, zëdhënësi i bashkisë, Besim Dybeli, e mohoi këtë fakt, por përsëri dyshimet për lidhjet e kryebashkiakut të Elbasanit me botën e errët të krimit mbetën.
Sa herë ndonjë skandal do të shpërthejë në Elbasan diku do të dalë edhe zgjatimi i tentakulave të klanit Sejdini që është përhapur anembanë qytetit. Në prill të këtij viti një sërë mediash lajmëruan se Prokuroria e krimeve të rënda po hetonte edhe agjensinë doganore “Ujori”, pronë e gruas së kryebashkiakut, Xhuliana Sejdini, si të lidhur me këtë trafik.
Madje kundërshtarët e tij politikë thonë se arsyet për të cilat Qazua ruhet me eskortë, nuk kanë të bëjnë me aktivitetin e tij politik, por me favorizimin që ai i bën, njërit prej grupeve rivale të narkotrafikut.
Por shumë nga ndodhitë e këtij qyteti, që tani falë autostradës së re është vetëm gjysëm ore larg Tiranës, varrosen po aty. Ato nuk mbërrijnë në qendër (përpos ndonjë skandali të madh) falë friksimit dhe korruptimit që i pari i bashkisë i ka bërë të gjitha mediave lokale. Emblematike mbeten xhirimet e parnverës së vitin 2015, ku u pa me zë dhe figurë, se si i fliste Sejdini, reporterëve të provincës që drejton me dorë të hekurt prej një dekade. “Ju nuk mund të dilni kundër pronarit tuaj, pronari është i lidhur me pushtetin pazgjidhmërisht dhe nuk ka ku ta luajë topin” thoshte ai në videon që u transmetua nga ABC Neës.
Po si shpjegohet pushteti i fuqishëm i këtij 68 vjeçari që ka arritur të kontrollojë Elbasanin, që ka future në xhep mediat locale, që ka neutralizuar policinë dhe mbi të gjitha e ka bërë Edi Ramën ta emërojë për tre herë me radhë si kandidat të socialistëve?
Cila është trajektorja e atij që miqtë dhe kundërshtarët e njohin si “Lala”, që prej kohës që udhëhiqte një agjensi doganore, të përmendur për afera në qytetin e tij?
“Suksesin” dhe aftësinë për të qëndruar përherë mbi ujë, kundërshtarët e tij e shpjegojnë me aftësinë për të ngritur një rrjet të ortë nepotik dhe për të shpërndarë favore me mundësitë që i jep bashkia.
“Ai ka zgjedhur nënkryetare të Bashkisë, një kompetencë e atij vetë, Anduena Bajramin, bashkëshorten e Nazif Bajramit, i cili me lidhjet në bashki ka marrë dhe vazhdon të marrë të gjithë tenderat si nënkontraktor dhe drejtpërdrejt si pronar i kompanisë “Bajrami N”. Ai ka akses të plotë në marrjen e lejeve të ndërtimit, nga pallatet shumëkatëshe e deri tek shtrimi me pllaka i bulevardit qëndror”, thotë një burim për lapsi.al.
Por dora e Qazimit nuk shtrihet vetëm në domenin e bashkisë. Më anë të presioneve dhe kontrolleve nga pushteti qendror, ai ka zgjatur duart edhe mbi universitetin, duke arritur ta bëjë një nga vajzat e tij zv/rektore, pasi socialistët erdhën në pushtet, ndërsa vajzën tjetër e ka pedagoge po në këtë institucion. Edhe për policinë që shpesh e përdor për interesat e veta ashtu skurse akuzohet për ngjarjet e fundit, aludimet e kundërshtarëve në qytet nuk janë të pakta. Ai arriti ta mbyllë me sukses ngjarjen e plagosjes në këmbë me armë zjarri të një qytetari nga dhëndri i tij, Sokol Sanxhaktari. Thuhet se “Lala” ka dobësi për dhëndurët. Dhëndrin tjetër, më pak të përmendur për lidhje me botën e errët, Aurel Mehja, e ka emëruar drejtor të zjarrëfiksit, megjithëse lidhja e tij më e madhe me këtë profesion ka qenë se ka shërbyer si shofer deputeti gjatë përiudhës 2001- 2005.
Aq e madhe është shtrirja e oktapodit Sejdini në Elbasan, sa thuhet se ai ka arritur t’i imponohet përmes pushtetit të tij okult edhe kryeministrit Rama. Jo vetëm se arritur të marrë si rrallë ndonjë kryebashkiak tjetër socialist mundësinë për të kandiduar për herët të tretë, por mbi të gjitha duke i imponuar shefit të socialistëve edhe një mike të familjes së tij (sipas burimeve të lapsi.al) si Evis Kushi, për deputete edhe në kuvendin e vitin 2013 edhe në atë të 2017-ës.
Po si shpjegohet forca e Qazim Sejdinit dhe fakti ai është i vetmi sundimtar local, që përpos Gjushit të Durrësit, i është imponuar Edi Ramës?
Përgjigjja e vetme vjen po të njohësh të shkuarën prej aparatçiku të sprovuar të Qazim Sejdinit që prej përiudhës së regjimit komunist. Ajo bëhet më e prekshme po të eksplorosh aftësinë e tij për t’iu përshtatur kohëve të reja, për t’u konvertuar nga burokrat në biznesmen. Kur koha e donte instruktor komiteti rinie, ai arriti të bëhet i tillë. Ndërsa kur koha ndryshoi dhe biznesi doli primar, ai arriti të bëhet edhe doganier. Qazim Sejdini ka mbaruar shkollën e lartë për mësuesi në Edukim Fizik dhe Histori- Gjeografi. Ky shkollim i dha dhe punën e parë si mësues i disa lëndëve si Historia, Gjeografia dhe Fiskultura në Labinot Mal. Më pas u bë instruktor i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Punoi për gati 10 vjet në “Sport Klub Elbasani”, fillimisht si inspektor i lojërave me dorë e më pas si shef i Klubit të Sportit në Elbasan.
Me rënien e regjimit ai i hyri shpejt rrugës së biznesit dhe në vitin 1995 u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë. Duke pasur një agjenci doganore të njohur (tani në pronësi të bashkëshortes), Sejdini u zgjodh President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë. Për dy vjet ai drejtoi Unionin e Dhomave të Tregëtisë në Shqipëri dhe në maj 2005, pak para zgjedhjeve të përgjithshme, u bë Prefekt i Elbasanit. Kjo është periudha që ai lidhet fort me kryeministrin Nano, madje disa e përmendin edhe si një nga sponsorizuesit e tij. Nëse kjo është e vërtetë sponsorizimi nuk i ka shkuar dëm.
Ai fillimisht kandidoi për deputet në zonën 54 përballë Aurel Bylykbashit dhe në 2007, kur PS drejtohej nga Rama u fut në garën për Kryetar Bashkie përballë Luçiano Boçit. Herën e parë fitoi me një diferencë të ngushtë, por menjëerë falë aftësive të tij kontroverse, shumë shpejt shtroi rrugën për një mandat të dytë.
Në betejën e dytë në 2011, për punën e dukshme dhe të ndëndheshme ai u shpërblue me një diferencë prej 7 mijë votash. Atëherë shumë pak vetëm ia dedikuan këtë “sukses” aftësive të “Lalës”. Në mjediset politike të Tiranës dhe në rrethet e gazetarëve fatura e humbjes iu vu Berishës, i cili në aleancë me LSI-në i nxori përballë Sejdinit një socialist tradhëtar që nuk e donte as e majta dhe as e djathta, Durim Hushin.
Por edhe katër vite më pas, në zgjedhjet e 2015, kur si sfidant i doli Ardian Turku i PD-së, që la mandatin e deputetit vetëm për hir të bashkisë, diferenca u bë më e thellë. Plot 14 mijë vota.
Ata që e duan, sekretin e suksesit tek “Lala” punëmbaruar e fjalëpak, kalkulator, nuhatës, që di të mbajë fjalën që u jep njerëzve të tij, shkurt tek një burrë pak dinak dhe pak babaxhan që i shkon më së miri një qyteti të majtë si Elbasani. Ndërsa kundërshtarët shohin tek ai një njeri të konsumuar, një fosile të kohëve që kanë mbaruar, një pazarxhi të rëndomtë që ka punuar vetëm për të pasuruar rrethin e vet të ngushtë duke përdorur qoftë pushtetin e bashkisë, qoftë lidhjet be tij okulte me botën e errët të krimit.
Edhe sot pas dhjetë vitesh në krye të Elbasanit, ka pak gjasë që “Lala” të frikësohet nga politika. Ai nuk iu tremb Edi Ramës, që i çoi para zgjedhjeve të 2015, të gjithë kryebashkiakët që nuk do të kandidonte më, për ndjekje penale. Ai e dinte se kru i PS nuk do ta përndiqte ashtu sikurse bëri me Gjikën e Vlorës, Bimen e Gjirokastrës, Zeqon e Gjirokastrës. Ai ishte i sigurtë se kryeministri nuk do ta degjeneronte në public ashtu sikurse bëri me Fadil Nasufin në Berat. Sepse ai kishte diça më shumë se këtë ish kryebashkiakë të majtë. Përpos votive ai kishte edhe lidhjet okulte me botën e krimit, që aq shumë e fasinon Edi Ramën.
“Lala” nuk i trembet, as sulmeve të PD-së. Demokartët i ka mundur në katër gara me radhë (edhe njëherë si deputet) ndj nuk i friksohet deklaratve të Bashës dhe Berishës që e akuzojnë si trafikant droge të lidhur me bandat më të rrezikshme të qytetit.
E vetmja gjë së cilës ai i druhet realisht janë ata prej të cilëve u pajis me eskortë. Sepse ai e di se vetëm prej tyre mund ti ndërpritet kariera politike dhe jo vetëm