Një zjarr i madh ka rënë në orët e pasdites në një banesë të quajtur “Shtëpia e Bujqëve’ në lagjen e njohur si Kiras në Shkodër.
Flakët kanë rrezikuar jetën e katër familjeve me 20 pjesëtarë, që jetonin brenda të njëjtit kulm shtëpie.
Nga zjarri i fuqishëm mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale në orendi.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikëseve u bë e mundur shuarja në kohë e flakëve.