Një shqiptar 27 vjeçar i cili kërkoi të trafikojë kanabis drejt Malit të Zi, është arrestuar nga policia kufitare e Muriqanit.
Policia njofton se në vijën e dytë kaluan për kontroll të imtësishëm një mjet të dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike.
"Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar mjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehur dhe sekuestruan 20 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Në vendngjarje ka mbëritur grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Shkodër të cilët në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D.K., 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm -Demiraj, Malësi e Madhe", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.