Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykim të shkurtuar për Armando Koçerrin.
Ky i fundit është pjesë e bandës së Habilajve, të cilët akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Më herët, togat e zeza të Krimeve të Rënda kanë vendosur që të ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve.
Ndërkohë, në seancën e ardhshme pritet që Prokuroria të japë konkluzionet përfundimtare për Armando Koçerrin.
8 anëtarët e grupit ‘Habilaj’ si truri i bandës Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulajdhe Armando Sulaj ndodhen në paraburgim në Itali, ndërsa Armando Kocerri ndodhet në Shqipëri.
Grupi i Habiljave akuzohet për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim nga Vlora drejt Italisë. Të pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda u morën Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj. I vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve. Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.