Radhë pafund në sekretari, portali i studentit jashtë funksionit prej një viti

Tuesday, 17 Prill 2018 17:51

Portali i sistemit informatik në Universitetin e Tiranës nuk funksionon prej muajit korrik të vitit të kaluar. Studentet pohojnë se janë të detyruar ti drejtohen sekretarive për regjistrimin në provime apo për tu njohur me notat, çka krijon jo pak herë radhë të gjata.

Sistemi informatik në Universitetin e Tiranës ju ofronte studentëve një sërë shërbimesh online si: regjistrimi në provime, publikimet e notave si edhe rishikimin e notave. Por që nga muaji korrik i vitit 2017 ky sistem ka dalë jashtë funksioni.
Mosfunksionimi i këtij sistemi ka shkaktuar pasoja për personelin akademik dhe studentet e Universitetit të Tiranës.

Në Fakultetin Ekonomik shihet qartë që sistemi informatik nuk punon, në fakultetin e Drejtësisë situata paraqitet e njëjtë ndërkohë që në fakultetin e Histori – Filologjisë, edhe pse ende nuk janë lëvizur qe aty kompjuterat, njoftohet se ky kënd do të jetë së shpejti zyra e kontaktit dhe këshillimit të karrierës.

Sipas projekt raportit, rektori dhe kancelari i Universitetit të Tiranës akuzojnë njeri – tjetrin për mosfunksionimin e këtij sistemi.

Login to post comments