Vasili: Korrupsioni i qeverisë sjell premisa për hapa pas

Tuesday, 17 Prill 2018 17:20
Petrit Vasili Petrit Vasili

Kryetari i LSI Petrit Vasili ka reagur për rekomandimin pozitiv të KE-së duke u shprehur se pas këtij hapi pozitiv mund të bëhen hapa të tjerë pas siç edhe ka ndodhur deri më tani me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Vasili shtoi se një keqpërdorim i këtij rekomandimi “ do të zhyste vendin në pasiguri të reja”.

Postimi i plotë

Rekomandimi pozitiv i KE te mos jete nje hap para dhe dy pas.

Rekomandimi pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE duhet te mos jete kurrsesi nje hap para dhe dy hapa pas.
Shqiperia ka pasur nje moment historik ne nentor 2016 kur absolutisht per here te pare ne historine saj te procesit te integrimit europian ajo mori nje rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave.
Por qe nga ai hap i pare pozitiv te tjera hapa shume te renda prapa beri Shqiperia sepse krimi i organizuar dhe trafiku i droges u shnderruan ne probleme kritike per vendin.
Arroganca,paaftesia,
kapja e drejtesise dhe korrupsioni i qeverise jane premisa edhe me negative,qe rrezikojne qe pas ketij hapi perpara te prillit 2018,te behen hapa te tjere pas ashtu sic ndodhi me rekomandimin historik te nentorit 2016.
Ndaj cdo ekzaltim,trimfalizem apo keqperdorim i ketij rekomandimi do te zhyste vendin ne pasiguri te reja,instabilitet ekonomik dhe social edhe me te rende.

Kryetari i LSI Petrit Vasili ka reagur për rekomandimin pozitiv të KE-së duke u shprehur se pas këtij pozitiv mund të bëhen hapa të tjerë pas siç edhe ka ndodhur deri më tani me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 17:37
Login to post comments