Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua 40-vjeçare është gjetur e varur në banesën e saj nga bashkëshorti.
Pas një telefonate në Sallën Operative të Policisë rreth orës 13:30 grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas hetimeve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.