Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, ka uruar Shqipërinë pas vendimit të sotëm të Komisionit Europian, i cili i dha vendin tonë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE.
“Urimet më të mira! E sotmja një ditë për t’u festuar”, u shpreh Mitchell, ndërsa vlerësoi edhe kontributin e Shqipërisë në NATO.
“Shqipëria është një partner i besueshëm i SHBA, garant i sigurisë në rajon”, shtoi Mitchelll.