Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër me anë të një postimi është shprehur se propozimi i Komisionit për hapjen e negociatave është një lajm shumë pozitiv për vendin tonë.
“Sot nje lajm i mire per Shqiperine e Rajonin. Propozimi i Komisionit per celjen e negociatave te antaresimit ne BE per Shqiperine, por edhe per Maqedonine, eshte pa asnje dyshim nje eveniment pozitiv i rendesishem ne rrugen tone te gjate e te veshtire te integrimit europian....
Jo vetem ky fakt, por dhe fryma e pergjitheshme e ketij Progres Raporti per te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor, merr nje rendesi te vecante ne keto momente te veshtira per BE dhe per Rajonin tone.” tha Shehu.
Më tej ai vazhdon duke thënë se duhet të përpiqemi shumë që të realizojmë ëndrrën europiane. “Une shpresoj e uroj qe gjerat te ecin mire edhe deri ne miratimin e ketij propozimi nga Keshilli ne qershor, qofte kjo per vendin tone, qofte per Maqedonine. Me tej perpjekje te medha na presin, ndryshime te medha duhet te realizojme per permbushjen e Kapitujve, ne menyre qe endra jone europiane te konkretizohet sa me shpejt” u shpreh Kreu i PD-së në Gjirokastër.