FOTO+EMRAT/ ‘Romano 2017’, ja kush janë 3 të arrestuarit dhe akuzat

Hënë, 09 December 2019 12:26

re persona të kërkuar nga Italia janë vënë në pranga nga policia në Shijak.

Burime nga policia kanë zbardhur detaje në lidhje me operacionin policor ndërkombëtar ‘Romano 2017’.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.

 

Në Durrës janë vënë në pranga:

Florenc Mema, 30 vjeç, lindur ne Shijak dhe banues ne Xhafzotaj Durres.

Demokrat Çizmja, 27 vjeç, lindur dhe banues ne Gjepalaj Durres.

Luan Bodlli, 41 vjeç, lindur dhe banues ne Xhafzotaj Durres.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë ‘Arrest në burg’, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale ‘Trafikim i lëndëve narkotike’, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, Italinë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave ‘Detyrim paraqitjeje’ dhe një ‘Arrest në shtëpi’.

Ndërsa një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Edhe gjatë këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Login to post comments