Qeveria gjermane do të mbështesë qeverinë shqiptare me 4 milionë euro për të rindërtuar shkolla dhe ndërtesa të tjera publike pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë të ditur lajmin në Facebook, e cila thotë se granti prej 4 milionë euro do të jepet nga Banka Gjermane për Zhvillim.
"Me të do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë", thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh:
“Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.“