Ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka akuzuar Ramën se po çon në mbylljen e shumë bizneseve.
Vasili tha se 3652 biznese po mbyllen vetëm në tre mujorin janar-mars.
Ai u shreh në statusin e tij se “qeveria ka qepur gojën, media nuk flet, organizatat që përfaqësojnë biznesin nuk reagojnë.
Statusi i plotë i Vasilit:
3652 bisnese mbyllen, qeveria mbjell mjerim.
Mijra bisnese mbyllen akoma pa filluar aplikimi i TVSH per biznesin e vogel.
3652 biznese mbyllen brenda tre mujorit janar-mars.
Qeveria ka qepur gojen,media nuk flet,organizatat qe perfaqesojne biznesin nuk ndihen.Le te heshtin...s'kane faj,jua kane mbyllur keq gojen....
Varferia thellohet dhe cdo biznes i mbyllur do te thote pllakosje e deshperimit ne mijra familje.
U kerkon njerezve qeveria takse per rrugen e kombit.Kujt ja kerkon?Njerezve pa pune, bizneseve qe mbyllen,te varferve ketyre jua kerkon?
Apo per kryeministrin shendosh oligarket pa te varferit le te vdesin.