Shqiptarja që erdhi sëmurë nga Kina shtrohet tek Infektivi, ja ç'po ndodh

E mërkurë, 29 Janar 2020 12:50

Një grua shqiptare që ka ardhur para dhjetë ditësh e sëmurë nga Kina është shtruar tek Infektivi.  Mjekët e analizuan gjendjen e saj dhe njoftuan të enjten se se gruaja ishte prekur nga gripi i thjeshtë, nuk ishte me koronavirus dhe se shumë shpejt do të dilte nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi para pak minutash se nuk bëhet fjalë për "studente", por se në Spitalin Infektiv në Tiranë është shtruar një grua që ka udhëtuar, ardhur 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit, mbrëmjen e djeshme, rezultoi me grip të thjeshtë dhe negative ndaj testit për koronavirus

Numri i të prekurve nga koronavirusi është shtuar nga dita në ditë: 1500 raste të reja janë njoftuar sot në Kinë dhe në total, 106 të vdekur. Po ashtu, në Evropë janë pikasuar 4 raste në Francë dhe 1 në Gjermani.

Login to post comments