Në ditën e dytë të grevës së urisë një prej punonjësve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit ka shfaqur probleme shëndetësore
Pavarësisht kësaj ai është rikthyer në grevë së bashku me 13 punonjësit e tjerë, te cilët shprehen të vendosur për të vijuar këtë protestë, deri në garantimin e zgjidhjes për ta. Shkak për grevën e tyre janë bërë 27 pagat e prapambetura
“Ne jemi të vendosur që ti shkojmë deri në fund iniciativës tonë. Duam paratë për punën që kemi bërë. Shteti te mos tallet me ne, boll kemi duruar. Nuk dalim nga greva pa marre pagat. Duan të na përçajnë, pasi kanë bërë kontrata për disa punëtorë. Deri tani nuk na është ofruar asnjë zgjidhje”, tha një prej grevistëve.