Kreu i Partisë Demokratike, në një bashkëbisedim me gazetarët u pyet nëse do e pranonte ftesën e kryeministrit Edi Rama “për të veshur fanellën kuq e zi”, duke nënkuptuar bashkëpunimin për procesin integrues.
Por Basha refuzoi duke thënë se ajo fanellë nuk qe as e tija dhe as e kryeministrit por e skuadrës kombëtare:
“Fanella kuq e zi është e djemve të Kombëtares. Ata e veshin atë fanellë. Qeveria nuk e ka fanellën kuq e zi. Kjo qeveri ka fanellë jeshile me njolla të bardha dhe të kuqe. E kam fjalën për kanabisin, kokainën dhe heroinën.”,- u përgjigj ai.