Teksa gazetari Çim Peka citoi fjalën e tij më 2 mars se, "jam i gatshëm të shkoj në parlamentin e kriminelëve", ndërsa sot po flisni si këshilltar i këtij parlamenti?, kreu i shtetit dha këtë përgjigje:
"Jo. Unë dua ti mbroj qytetarët ndaj çdo lloj rreziku. Kam kërkuar që në fillim gjithçka të bëhet sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutës. I kam kërkuar qeverisë më shumë transparencë që edhe opozita të jetë më bashkëpunuese".
I pyetur lidhur me Ligjshmërinë e nxjerrjeve në rrugë të Forcave të Armatosura, Meta u shpreh: "Unë mendoj se kam bërë të gjitha reagimet e mia. Kush mendon se ushtria do të dalë të frikësoj popullin e ka gabim. Nuk besoj se është diçka shqetësuese që ja vlen të harxhosh shumë kohë".
"E rëndësishme për mua është një transparencë më e mirë. Një shtet që do të abuzojë i bën në çdo kohë. Ne këto probleme i kemi patur edhe në kohë normale. Duhet një transparencë më e madhe nga institucionet e shëndetësisë. Duhet një bashkëveprim pasi duket se do të zgjasë kjo situatë, duhet një tryezë e vazhdueshme me grupet e interesit. Se doli një ushtar aty apo atje në çdo rast ushtari i popullit është", tha Meta.