Braçja i vogël i zarareve të mëdha

E Enjte, 30 Prill 2020 20:58

Zëvendëskryeministri Erion Braçe nuk e mbajti veten kur u pyet për tenderat sekrete të qeverisë së tij, të denoncuara si afera korruptive prej opozitës shqiptare.

Ai bërtiti me sa kishte në kokë gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare.

 
 
 

Por qeveria ku ai bën pjesë ka bërë kërdinë me tendera sekretë jo vetëm në këtë periudhë të pandemisë globale.

 
 

Një vit më parë, BIRN publikoi një investigim që tregonte se si qeveria e Edi Ramës ka dhënë miliona euro tendera sekretë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi tregojnë se klasifikimi i prokurimeve publike si sekret shtetëror ka njohur një rritje eksponenciale që nga ardhja në pushtet e kryeministrit socialist Edi Rama.

Nga viti 2014 deri në vitin 2018, qindra kontrata publike, duke filluar nga teknologjia informacionit, mirëmbajtja e ndërtesave publike e deri tek shërbimeve qeveritare janë klasifikuar si sekret.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ekspertëve nga shoqëria civile, kontratat e klasifikuara sekret sjellin pasoja negative për buxhetin e shtetit, duke kufizuar konkurrencën midis operatorëve ekonomikë dhe duke sjellë kosto shtesë.

Çfarë e bën situatën me klasifikimin e dokumenteve të prokurimeve publike edhe më shqetësuese  është fakti që disa institucione publike si Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cilësojnë edhe kontratat e thjeshta për punë publike si ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve si ‘konfidenciale’, duke kufizuar në mënyrë të paligjshme qasjen e medias dhe të qytetarëve në përmbajtjen e tyre.

Image

 
 

© SYRI.net

Login to post comments