Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Fier ku sigurisht do flasë për “arritjet e rilindjes”.
Shëndetësia është një ndër sektorët që kryeministri pretendon se ka rilindur nën qeverisjen e tij.
Ndërkohë, menjëherë në spitalin e Fierit janë angazhuar me “mish e me shpirt” që gjithçka të xixëllojë kur Rama të vërë këmbën.
Jo vetëm një por disa sanitare i janë futur me themel pastrimit në ambientet e spitalit që dyshojmë se është kaq i pastër për pacientët në ditët kur nuk ka vizita të kësaj natyre.