×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vlora kundër Ramës, bizneset e vogla bllokojnë rrugën

Premte, 20 Prill 2018 16:19

Shoqata e biznesit të vogël në Vlorë është ngritur kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Paraditen e së premtes është zhvilluar një protestë nga Shoqata e Biznesit të Vogël në ambientet para prefekturës dhe Drejtorisë së Tatimeve Vlorë, ndërsa protestës i është bashkuar edhe dega e PD-së Vlorë.

Vezë para ambienteve të prefekturës dhe thirrje kundër qeverisë, kanë shoqëruar protestën 30 minutëshe të biznesit të vogël në Vlorë, për të cilët futja në skemën e TVSH-së do të thotë falimentin për këta të fundit.

Prefektura dhe tatim taksat, të cilat ndodhen në një godinë janë zgjedhur si institucionet ku biznesi ka kërkuar të protestojë, institucione të cilat përfaqësojnë qeverinë shqiptare dhe janë pjesë kryesore e përfshirjes në këtë skemë të biznesit të vogël.

Në protestë nuk kanë munguar edhe përfaqësues të PD-së Vlorë, por edhe deputetë të kësaj force politike, si deputetja Nada Mecorapaj, për të cilën skema e re e TVSH-së çon drejt falimentimin të gjitha bizneset në një vend ku situata ekonomike është më e vështirë se kurrë.

Policia gjatë protestës nuk ka ndërhyrë, ndërkohë që protestuesit kanë deklaruar se të tilla protesta do ët vijojnë edhe janë rruga e vetme demokraktike kundër një qeverie që mbron oligarkët dhe është kundër qytetarëve të vet.

Login to post comments