Ndërsa kryeministria bëri publik emrat e 17 gjyqtarëve e juristëve kandidatë për gjyqtari të Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, njëri prej tyre bie në sy. Ajo është sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Elira Kokona e cila po trajtohet si kandidatja e preferuar e Ramës për ta dërguar në Strasburg.
Kokona më parë ka punuar për Engjëll Agaçin, aktualisht sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Përveç kësaj Elira Kokoka nuk duhej të ishte përfshirë në listën e kryeministrisë fare, për shkak se ajo ka një post në administratën shtetërore.
Sipas Strasburgut, kandidatët duhet që të paktën 10 vitet e fundit nuk duhej të ishin anëtarë të administratës, por Rama siç duket kur kërkon të vendosë emërojë një njeri të tijin, nuk njeh asnjë rregull dhe ligje.
Para se të mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Elira Kokona ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës si dhe Drejtore Ekzekutive e Shkollës Kombëtare të Avokatisë.