Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier, ku një lëndë eksplozive ishte vendosur në automjetin e shtetasit, Ervin Memo, 38 vjeç.
Policia ende nuk ka dhënë një konkluzion për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po heton në dy pista. Një prej tyre është ajo e konflikteve të pronësisë që ka familja e 38 vjeçarit, e cila prej vitesh ndodhet në gjyqe për këto çështje.
Shpërthimi mësohet se ka ndodhur sapo Memo ka hyrë në makinën e tij dhe sipas policisë ai ka qenë i telekomanduar.
Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në anën e pasagjerit në automjetin e 38 vjeçarit, i cili pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Fier, që u krye përmes një shpërthimi të dyshuar me telekomandë, "Fax News" ka siguruar pamjet e kamerave të bisneseve.
Memo kishte disa vite që ishte kthyer nga Greqia, ndërsa ishte banor në zonën ku ndodhi shpërthimi. Në Fier ai merrej me vreshtari që i kishte në periferi të qytetit./Fax News/