Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi djalit të Liri Belishovës, gjyqtarit Petrit Çomo.
“Tit i dashur!
Ngushëllime për humbjen e mamasë. Shpirti i saj u prehtë në paqe e shkoftë në parajsë.
Jeta e Liri Belishovës ishte luftë; iu desh ta përballonte atë me sakrifica të mëdha, duke i mbijetuar me dinjitet e kurajo epike ferrit dantesk e duke qenë jo vetëm për ty, modeli i nënës e luftëtares së paepur me dashuri të madhe për jetën!
Jetofsh sa jeta e saj dhe e kujtofsh vetëm për të mirë miku im!”, shkruan Luan Rama.