×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit, policia u heq patentat 27 drejtuesish mjetesh

E Enjte, 26 Prill 2018 18:56

Policia Rrugore në kundër të masave për ruajtjen e sigurisë në rrugë, ka gjobitur disa drejtues mjetesh.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’-un e Policisë së Shtetit, thuhet se aksioni është ndërmarrë në zonën e Komunës së Parisit, ku 27 drejtues mjetesh u janë tërhequr lejet e drejtimit.

NJOFTIMI I POLICISË
28 drejtues mjetesh u penalizuan për parkim të gabuar
• 28 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar në afërsi të zonës së kryqëzimitz
• 35 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
• 45 automjete për parkim të gabuar.
• 27 drejtues mjetesh u janë tërhequr lejet e drejtimit pasi
Sinjalizimi rrugor horizontal dhe vertikal i vendosur së fundmi nga Enti Pronar i rrugës në zonën e njohur si Komuna e Parisit dhe parakalimet e gabuara ishin zonat ku u përqendruan kontrollet e Policisë Rrugore Tiranë.
Sjellja e përdoruesve të rrugës në raport me sinjalizimin rrugor vertikal dhe horizontal në afërsi të kryqëzimeve dhe segmenteve rrugore me fushëpamje të kufizuar ishin objekt kontrolli i efektivëve të Policisë Rrugore, si në rrugën “Siri Kodra”, rruga “Medar Shtylla”, rruga “Tish Daija” etj .
Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar dhe proceduar administrativisht :
• 28 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar në afërsi të zonës së kryqëzimitz
• 35 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
• 45 automjete për parkim të gabuar.
• 27 drejtues mjetesh u janë tërhequr lejet e drejtimit pasi janë konstatuar duke qarkulluar në sens të kundërt me atë të lëvizjes.
• 67 masa administrative për shkelje të tjera.

Login to post comments