Policia e kukësit, ka ndalur ditën e sotme një 75-vjeçar i akuzuar se ka ekzekutuar bashkëshorten e tij më 4 Prill, në fshatin Borje.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Adem Tale banues në fshatin Borje, u ndaluan nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.
Sipas të njëjtave burime, në orën 23:16 të 4 prillit, dyshohet se Adem Tale për motive të dobëta, ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij Z.T., 68 vjeçe. Krimi, sipas policisë, dyshohet se ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti në fshatin Borje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, njoftoi Policia.