Në Gjirokastër është gjetur i pajetë një 59-vjeçar me inicialet G.M, i cili dyshohet se është vetëvrarë.
Njoftimi i Policisë
“Njoftohemi se në hyrje të fshatit Çepunë, Njësia Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër ka vrarë veten shtetasi G.M 59 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes.