Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme ka tronditur mbarë opinionin publik, ku një pronar dyqani në Kamëz mbeti i vrarë duke u përpjekur të mbrojë të shoqen, nga grabitësit që iu futën në dyqan për të vjedhur paratë.
Agim Buci, baba i katër fëmijëve nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra dhe vdiq në spital.
Të afërmit e tij kanë shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e tyre për ndarjen e parakohëshme nga jeta të viktimës.
“U prefsh në paqe, shpirti jot Agim Buci gjithmonë do jesh në zemrat tona. Sa e padrejtë që është jeta, Zoti i vraftë ata që të vranë ty daja dhe nipi im”, shkruan një e afërme e tij.
”Një fatkeqësi shumë e madhe, e pabesueshme! Agimi qoftë i Xhenetit, ju pastë lënë jetë e shëndet fëmijëve dhe familjes. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballur këtë humbje të madhe! Me mendje dhe zemër jemi me ju! Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe të afërmit”, shkruan një tjetër.