Ja Bordi që do spastrojë policinë

Premte, 27 Prill 2018 14:55

Bordi Përzgjedhës, i cili do vendosë se cilët do jenë  15 anëtarët e komisionit të jashtëm të vlerësimit në kuadër të vettingut në polici, është zgjedhur tashmë.

Mësohet se në krye te bordit do të jetë një përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme, Aida Shehi, e cila mban postin e drejtores së përgjithshme ekonomike dhe e shërbimeve mbështetëse.

Vendimi i parë i Bordit ishte shpallja e vendeve të lira për 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe 15 anëtarëve të Sekretariatit Teknik.

Bordi përzgjedhës do zgjedhë anëtarët e komisionit të parë që do vlerësojnë drejtorin e përgjithshëm, drejtoret e qarqeve si dhe shefat e komisariateve, pra 300 punonjësit e policisë me gradat e larta.

Login to post comments