Një 36-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka plagosur me sende të forta fqinjën e tij dhe ka kanosur me armë gjahu burrin e saj.
Në pranga ka përfunduar Genci Firaj, 36 vjeç, banues në Dvoran, ndërkohë që mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Dvoran, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta fqinjen 64-vjeçare F.B, banuese në Dvoran dhe më pas ka kanosur me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje, bashkëshortin e saj shtetasin R.B, 59 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut tip çifte. Ndërkohë që hetimet e mëtejshme për ngjarje, i kaluan prokurorisë së Korçës.