Qytetarët por revoltohen gjithnjë e më shumë ndaj qeverisë së Edi Ramës, ku herë pas here nuk kanë munguar protestat.
Pas reagimit të fortë në Kukës si dhe protestës së bizneseve për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH, një tjetër protestë është zhvilluar ditën e sotme nga banorët e Verrisë në Fier.
Qindra banorë kanë bllokuar ditën e sotme rrugën në mënyrë që automjete e Klodian Zotos që kërkon t'u ndërtojë inceneratorin e helmit për ajrin, ujin dhe tokën e tyre, të mos kalojnë.
Ata shprehen të vendosur që të mos lejojnë që inceneratori të ndërtohet në zonën e tyre. /55News.al/