×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Monika Kryemadhi: Rama po shkatërron të ardhmen e rinisë shqiptare

Saturday, 28 Prill 2018 13:10

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në një aktivitet për Maturën Shtetërore, gjatë së cilës akuzoi kryeministrin Rama për shkatërrimin e të ardhmes së rinisë shqiptare.

“Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Frika e tij po shkon drejt shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi. Këta dinosaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqiptare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie”, tha Kryemadhi.

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 18:57
Login to post comments