Tiranë- Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në oborrin e banesës private ku jetonte me familjen, në rrugën ‘’ Shemsi Haka’’.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, i riu me inicial M.P. është vetëvarur.
Familjarët e të riut kanë mbetur të tronditur mëngjesin e sotëm, kur janë përballur me skenën e rëndë.
Policia njofton se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për motivet që mund ta kenë shtyrë të riun drejt aktit fatal.