Pasi ka kaluar 1 vit nga rritja e pagës minimale me 2 mijë lekë, Sindikatat janë të pakënaqura dhe kanë kërkuar sërish rishikimin e saj.
Gjatë një tubimi të organizuar në Ditën Kombëtare të Punëtorëve, përfaqësuesit e punonjësve, i bëjnë apel qeverisë që ta rrisë pagën minimale me 6 mijë lekë.
Ndërkohë qe kanë renditur një sërë problematikash që janë prezente aktualisht ne tregun e punës dhe qe shkelin të drejtat e punëmarrësve.
Protesta e sindikatave u zhvillua në vendin e quajtur “Ushtari i Panjohur”, që njihet dhe si hapësirë ku shumë punëtorë presin për një vend pune.