Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi ka inspektuar punimet në rrugën e varrezave në Beltojë, Njësia Administrative Berdicë. I shoqëruar nga banorë të zonës, kryepleq të fshatrave dhe administratori i NJA Aleksandër Pashuku, zj. Ademi ka parë nga afër ecurinë e punimeve, ka bashkëbiseduar me drejtuesit e kompanisë që kryen punimet dhe me banorët e zonës.
Kjo vepër është investim i Bashkisë së Shkodrës me një vlerë rreth 7 milionë lekë dhe është përcaktuar si prioritet nga vetë banorët e zonës.
Ndërkohë Kryebashkiakja Ademi ka postur nje video në faqen e saj “Facebook” nga ky inspektim të shoqëruar me një status.
Statusi i Voltana Ademit:
Gjatë punës për rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore në Beltojë, në njësinë Berdicë.
- Pas pastrimit dhe rehabilitimit për funksionim të kanalit vadites në Beltojë, në një gjatësi prej 4 km, që përmbyste toka e banesa e që nuk ishte shërbyer prej 15 vitesh:
- Pas pastrimit të rrjetit kullues prej 8 km në parcelat tokë bujqësore:
Tashmë po punojmë për rikonstruksionin e infrastrukturës rrrugore. Nje projekt i plotë rehabilitimi për familjet dhe për shërbime.