Shqipëria në vitin 1912 rezulton se ka pasur 138 kilometra rrugë të ndërtuara. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në territorin shqiptar do të ishin prezente ushtritë e huaja e për qëllime ushtarake do të hapnin rrugë të reja. Fotot e mëposhtme që sjell portali SCAN, tregojnë se si ishin rrugët në Shqipërinë e Jugut në periudhën 1914-1918 dhe janë realizuar nga ushtria franceze që në ato vite ishte prezentë në ato zona.