Për pak një shpërthim bombole gazi në Bulqizë sa nuk është kthyer në një tragjedi të vërtetë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku në familjen Veshi ka shpërthyer bombola e gazit. Në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë 3 persona, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm materiale.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit. /55News.al/